Kushtet e Perdorimit

Kushtet e Perdorimit

Stafi i Ejadheti.Com përqëndrohet tek të drejtat dhe privatësia e vizitorëve, por nuk mban përgjegjësi se si mund të marrin rrjedhë ngjarjet mes tyre. Merr përsiper verifikimin e lidhjeve që ndodhin në server dhe do të jetë i gatshëm të ndërveprojë me autoritetet përkatëse në raste ku do të dyshohet për abuzime. Stafi i Ejadheti.Com nuk mban përgjegjësi mbi përmbajtjen e privatit ku flitet mes përdorueseve të dhomës. Nëse administratorët e shohin të arsyeshme kur ka sjellje të pahijshme / rrezikshme nga përdoruesit, do të marrin masat e duhura. Shërbimi ofrohet nga administratorët e serverit (IRCop) dhe operatorët e kanalit, duke vënë në disposizion çdo lloj mjeti të nevojshëm në raste ku do të vihen re abuzime dhe për të qenë guidë për autoritetet në zbardhjen e çështjeve.

Rregullorja

Rregullorja e dhomes ne EjaDheti.com Kreu I. Rregullat për përdoruesit/userat

1.Rrjeti Ejadheti.com është i ngritur dhe funksionon mbi bazën e parimit të ofrimit të komunikimit të lirshëm dhe pa pagesë për shqiptarët (apo të huajt) kudo që ndodhen.Qëllimi i kësaj rregulloreje është mbrojtja e të drejtave të përdoruesve (user dhe staf) dhe krijimi i një ambjenti të sigurtë gjatë qëndrimit në rrjet.

2. Hyrja e përdoruesve në rrjetin EJADHETI, në dhomën publike dhe në dhomat e tjera të rrjetit është një privilegj që ofrohet nga Administratorët e rrjetit dhe jo një e drejtë që u takon userave.Të drejtat dhe detyrimet e përdoruesve përcaktohen parimisht në këtë rregullore.

3. Çdo përdorues që hyn në rrjetin Ejadheti, duke patur lirinë e plotë të komunikimit, është subjekt i aplikimit të rregullave që përmbahen në këtë rregullore, si dhe paramendohet që një user është në dijeni të kësaj rregulloreje në momentin që hyn në dhomë.

4. Ndalohet hyrja e userave nën moshën 18 vjeç. Stafi nuk mban përgjegjësi për rastet kur useri nuk identifikon moshën e tij në momentin e hyrjes, ndërkohë që do të merren masa të menjëhershme për përjashtimin e userave minorenë, në rast të identifikimit dhe verifikimit të situatave të tilla.

5. Ndalohet kategorikisht nxjerrja në publik i informacionit mbi përdoruesit e tjerë. Rastet e publikimit të të dhënave personale apo/dhe familjarëve të userave të tjerë do të ndëshkohen rreptë deri në bllokim të përhershëm nga rrjeti Ejadheti.

6. Nuk lejohen aktivitete të cilat kanë si qëllim shkaktimin e dëmeve dhe mosfunksionim të shërbimeve apo cënimin e privatësisë si: - floods, spam, DOS, etj.; - ndërhyrje në sistem për dëmtimin e aparaturave, softeve, pajisjeve; - ndërhyrje për dëmtimin e përdoruesve nëpërmjet dërgimit të viruseve, trojaneve, dcc, etj.; - marrjen në mënyrë ilegale të të dhënave private të përdoruesve.

7. Ndalohet rreptësisht kryerja e floodeve në dhomë, me fjalë të përsëritura apo me ofendime ndaj userave dhe stafit. Shkelje të tilla të përsëritura do të çojnë në bllokimin e përhershëm në rrjet.

8. Ndalohet përdorimi në dhomë i komunikimit ofendues, provokues, arrogant apo kërcënues ndaj userave të tjerë dhe stafit të dhomës #shqipëria. Raste të tilla do të dënohen në vazhdimësi sipas shkallës së shkeljes së kryer.Për userat problematikë që ofendojnë dhe kërcënojnë në dhomë userat e tjerë apo anëtarë të stafit, do të merren masa për bllokimin e përhershëm të tyre dhe te mos munden që të hyjnë në rrjet.

9. Në rast të ofendimeve në main nga një user, useri i ofenduar ka të drejtë të kërkojë marrjen e masave nga AOp në dhomën kryesore nëse ndaj userit ofendues nuk janë marrë ende masa. Në rast të ofendimeve në privat, ju sugjerojmë të bëni komandën /ignore nick (emri i userit ofendues), për të shmangur konfliktimin e mëtejshëm me atë user ose duke bllokuar mesazhet private.

10. Në rast të problemeve të një përdoruesi me një anëtar të stafit Aop, përdoruesi ankohet tek Sop për mosmarrveshjen që ka me Aop dhe nuk kryen ofendime apo kërcënime të mëtejshme ndaj Aop. Në rast të ofendimeve/kërcënimeve ndaj Aop, ankesa e userit nuk do të merret parasysh.Userat nuk duhet të shkojnë të ankohen në privat me AOp, por të kërkojnë përgjigje zyrtare në këtë dhomë.

11. Ndalohet hyrja me emra/pseudonime banale, ofenduese, reklamuese, provokuese. Gjithashtu ndalohen dhe nicket qe nxisin terrorizem e diskcriminues. Këto emra do të bllokohen në momentin e hyrjes në dhomë.

12. Ndalohen rreptësisht reklamat në dhomën kryesore (faqe interneti apo dhoma të tjera private në rrjetin Ejadheti).

13. Ndalohet rreptësisht publikimi apo shpërndarja e faqeve pornografike, faqeve të vjedhin të dhënat e përdoruesve, faqet që transmetojnë viruse të llojeve të ndryshme;

14. Ndalohet përdorimi i fjalëve me gërma të mëdha, apo përsëritja e vazhdueshme e fjalive.

15. Gjuhët e lejuara në dhomë janë gjuha Shqipe,Italiane dhe Anglishte.

16. Userat kanë të drejtë të aplikojnë për VOp ose AOp, por kjo nuk do të thotë që kërkesa e tyre do të merret parasysh automatikisht. Si kërkesa bazë që një user të apikojë për AOp në dhomë, duhet të ketë minimalisht tre muaj nick të regjistruar, të jetë aktiv në dhomë, të mos jetë përfshirë në konflikte dhe të dijë komandat bazë për të marrë masat e duhura në dhomë, apo për të ofruar ndihmë.